Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari që refuzoi dhe nderoi Kosovën largohet nga Finlanda

Lojtari që refuzoi të luajë për Kosovën, por që e respektoi duke mos luajtur kundër saj, është përshëndetur nga përfaqësuesja e Finlandës. Është ky Përparim Hetemaj, që largimin nga përfaqësuesja e Finlandës e bëri të ditur të hënën në një konferencë për media të mbajtur në Helsinki.

Si vendimin për ta refuzuar Kosovën ashtu edhe atë për largim nga ekipi i Finlandës, Hetemaj, në një intervistë dhënë gazetës, i ka vlerësuar shumë të vështirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori 31-vjeçar pak para se të niste cikli kualifikues për kampionatin botëror "Rusia 2018", që ishte edhe debutues për Kosovën, vendosi të vazhdojë të luajë për Finlandën. Ai kishte ofertën për t'iu bashkuar Kosovës, por vlerësoi se nuk ka moshën për të bërë "fizkultura", shkruan sot Koha Ditore.

Ai vazhdoi me Finlandën, por refuzoi të luajë kundër Kosovës në dy ndeshjet eliminatore. Kosova e Finlanda ishin në të njëjtin grup dhe Hetemaj të dy ndeshjet i shmangi, si atë të luajtur në Turku (1:1) ashtu edhe atë në Shkodër (0:1)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)