Markku Kanerva, përzgjedhësi i Finlandës, ka thënë se e respekton vendimin e mesfushorit Përparim Hetemaj që të mos paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës.
Kosova dhe Finlanda takohen të martën në Shkodër në kuadër të ndeshjes së tetë në Kualifikimet për Botërorin 2018. Në takimin e parë, të zhvilluar në Finlandë, ndeshja ishte mbyllur 1 me 1, ndërsa Hetemaj nuk ishte paraqitur as në atë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi përballur me këtë problem edhe në ndeshjen e parë. Unë kam folur me Përparim Hetemajn dhe e respektojmë vendimin e tij që të mos luajë kundër Kosovës. Ai është një lojtar shumë i mirë por nuk do të jetë në fushë”, ka thënë në konferencën para ndeshjes trajneri i Finlandës, raporton Koha.net.
Sipas tij, Kosova ka lojtarë kualitativ, por Finlanda udhëton drejt Shkodrës për të fituar tre pikë.
“Unë kam qenë ndihmëstrajner në ndeshjen e parë dhe nga fillimi i këtij viti jam emëruar si trajner. E kam përcjellë Kosovën dhe ka lojtarë kualitativ. Ne vijmë pas një fitore shumë të madhe ndaj Islandës dhe edhe përkundër që luajmë jashtë do të kërkojmë fitore”, ka shtuar më tej ai.
Ndërkohë, portieri Lucas Haradecky ka thënë se ka studiuar ndeshjet e Kosovës sidomos Valon Berishën.
“Edhe ndeshja e dytë sikurse e para do të jetë shumë e barabartë. Ne jemi të motivuar pas fitores që e arritëm të shtunën dhe do të kërkojmë që të përfundojmë më lartë se Kosova në renditje. Kam luajtur bashkë me Shani Tarashajn por mos u frikësoni se nuk kam biseduar për këtë ndeshje. Kosova ka lojtarë të rrezikshëm sidomos Valon Berisha nga gjuajtja e lirë dhe nga penalltia. Por i kam studiuar penalltitë e tij dhe në rast se do të gjuajë besoi se do ta pres”, ka thënë ai.
Kosova pas 7 ndeshjeve ka vetëm një pikë në tabelë dhe është e fundit në Grupin I, ndërsa Finlanda ka katër pikë në pozitën e pestë, një pozitë më lartë se Kosova.