Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj, disa javë jashtë fushës

Mesfushori Përparim Hetemaj nuk do të mundë të luajë disa javë për shkak të një lëndimi.

Nga mediumet në Itali është raportuar se Hetemaj në humbjen që Chievo e pësoi 6:1 në fundjavë nga Fiorentina është detyruar të zëvendësohet menjëherë pas pjesës së parë për shkak të thyerjes së brinjëve.

Stafi mjekësor i klubit tha se 31-vjeçari mund të kthehet në fushë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve që luhen në fillim të muajit shtator.

“Hetemaj ka gjasa të kthehet pas pushimit që kanë lojtarët për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare në shtator. Ai ka të thyer brinjën e nëntë të anës së majtë”, thuhet në një përgjigje të stafit mjekësor, njofton të hënën "football-italia".

Ish-reprezentuesi i Finlandës është lojtar kyç te Chievo.