Mesfushori Përparim Hetemaj ka arritur marrëveshje me Brescian, që ka nisur negociatat me skuadrën e Chievos për lirimin e tij, përcjellin mediumet italiane të mërkurën.
Hetemaj është pajtuar me kontratë dyvjeçare te Brescia, ekip që edicionin e ri do të bëjë garë në Serie A, transmeton Koha Ditore.
Ndërkohë, Chievo është pjesë e Serie B dhe është e gatshme të lirojë Hetemajn për dy milionë euro.
32-vjeçari ka kontratë me Chievon deri vitin e ardhshëm.
Ai te Chievo është prej vitit 2011 kur u transferua po nga Brescia, ku luajti një edicion.
Hetemaj edicionin e shkuar realizoi dy gola në 30 paraqitje.