Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Herrera, transferimi i parë i Atleticos për sezonin e ardhshëm

Mesfushori meksikan Hector Herrera pritet të jetë përforcimi i parë i Atletico Madridit për edicionin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle "AS" të hënën ka shkruar se Herrera tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin spanjoll, të cilit do t'i bashkohet si futbollist i lirë.

Herreras në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Porton kurse me Atleticon ka arritur marrëveshje pesëvjeçare, e cila pritet të bëhet zyrtare javëve në vazhdim.

Herrera prej vitit 2013 është pjesë e Portos kur u transferua nga ekipi meksikan Pachuca dhe këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat. Herrera ka edhe 70 ndeshje me Përfaqësuesen e Meksikës.

Artikuj të ngjashëm