Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka vlerësuar fitoren ndaj RB Leipzigut. Liverpooli fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Leipzigut, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Championsit. Gjiganti anglez ka ndërprerë serinë prej tri humbjeve.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Një ndeshje e vështirë dhe jemi të lumtur në përgjithësi. Fakti se kemi mbajtur portën të paprekur është me shumë rëndësi për ne”, ka thënë Henderson pas ndeshjes në Hungari.
“Prej fillimit deri në fund kemi bërë presion si duhet dhe kemi fituar topin shpejt. Është fitore e mirë, por është vetëm gjysma e punës. Ne kemi vazhduar të shtyjmë para dhe kemi marrë shpërblimin me gola. Duhet të jemi të lumtur për këtë”.
Artikuj të ngjashëm