Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është shprehur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij kundër Milanit.
Liverpooli triumfoi 3:2 në ndeshjen e luajtur në “Anfield Road” në kuadër të Grupit B, kurse Henderson e shënoi golin e fitores.
“Ne ishim të dëshpëruar pas pjesës së parë sepse ishim në disavantazh. Mirëpo, ne reaguam në pjesën e dytë ku luajtëm si një ekip i vërtetë. Angazhimi në pjesën e dytë na u shpagua, pasi jo vetëm që u kthyem në lojë por edhe fituam. Jam shumë i kënaqur me këtë fitore në start të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Henderson.