Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka thënë se e kishin parashikuar një ndeshje të tillë, dhe ashtu siç e kanë menduar, ashtu edhe doli në fund.
“Ishte ndeshje intensive dhe e dinim, por ne deshëm të japim gjithçka për të marrë fitore. Nuk arritëm të fitojmë, por nuk u mposhtëm. Nuk është fundi i botës, jemi ende në garë. Mendoj se e nisëm mirë ndeshjen, pavarësisht se kishim parashikuar se do të jemi në presion. City është skuadër fantastike. Është për t’u përgëzuar se si dy herë ishim në disavantazh dhe u kthyem. Duam të bëjmë më mirë në vazhdim. Duhet të vazhdojmë dhe duhet të përgatitemi të vuajmë. Duhet të jemi pozitivë”, u shpreh Henderson pas ndeshjes.