Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbje tjetër nga Greqia

Hendbollistet e Kosovës kanë humbur edhe ndeshjen e dytë përgatitore me Greqinë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar në Selanik me rezultatin 25:24. Në këtë ndeshje nuk u paraqit kapitenja Leonora Demaj.

“Kemi luajtur shumë mirë, ndonëse kemi pësuar me një gol dallim, 25:24. Kanë ndikuar natyrisht disa vendime të gjyqtarëve, por për ne me rëndësi ka loja, jo rezultati. Kapitenja Demaj ka pushuar, ndërsa janë aktivizuar të gjitha lojtaret tjera. Të gjitha janë paraqitur shumë mirë. Ka përmirësime të ndjeshme nga loja e parë, sidomos në mbrojtje. Tani i kemi edhe tri ditë në dispozicion për të bërë përmirësime tjera para ndeshjeve me Ishujt Faroe. Në përgjithësi jam shumë i kënaqur. Ishin dy ndeshje të mirëseardhura dhe që i kemi shfrytëzuar maksimalisht”, ka thënë seleksionuesi Agron Shabani, raporton faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm