Të dielën janë luajtur dy kryendeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina ka fituar në udhëtim ndaj Rahovecit me shifrat 33:32. Vreshtarët kanë shënuar tre gola në minutën e fundit për të rrezikuar kështu fitoren e Prishtinës.
Por, rezultati megjithatë nuk u barazua. Oltion Beshiri i shënoi gjashtë gola për Prishtinën, ndërsa nga pesë i kishin Albi Gjuka, Rron Ramadani, Agon Bajqinovci, Sergio Barreto dhe Hamdi Salihu. Braziliani Marley Fernandes ishte më efikasi te Rahoveci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shënoi tetë gola. Shtatë i kishte Besmir Kusari. Me rezultat të ngushtë dhe me fitore të ekipit mysafir ka përfunduar edhe ndeshja Deçani – Vushtrria. Vushtrriasit fituan me shifrat 37:33. Egzon Ademi dhe Nemanja Drakuloviq udhëhoqën Vushtrrinë me nga 11 gola.
Fatlind Mazrekaj i shënoi 10 gola për Deçanin. Në kuadër të xhiros së dhjetë, Trepça fitoi ndaj Llapit me shifrat 53:27. Të hënën është ndeshja Vëllaznimi – Besa Famgas.