Norvegjia i ka dhënë fund serisë negative në ndeshjet ndaj Spanjës. Spanjollët kishin fituar 13 prej 15 ndeshjeve të kaluara me Norvegjinë, duke përfshirë 11 të fundit. Fitorja e fundit e skandinavëve datonte në vitin 1998.
Por ky fakt kishte pak rëndësi të dielën mbrëma në Bratislavë. Norvegjia fitoi 27:23 ndaj Spanjës, në kuadër të raundit kryesor të Evropianit të hendbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSebastian Barthold ishte më efikasi te Norvegjia me gjashtë gola. Jorge Maqueda i shënoi gjashtë gola për Spanjën.
Norvegjia tani i ka gjashtë pikë në Grupin II të raundit kryesor. Nga gjashtë pikë i kanë edhe Suedia e Spanja. Dy prej këtyre tri përfaqësueseve do të kualifikohen në gjysmëfinale.
Të martën, Spanja luan me Poloninë, ndërsa Suedia takohet me Norvegjinë.