Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Istogu ia shkakton humbjen e parë lideres

Skuadra e Istogut e ka fituar derbin e javës së nëntë të Superligës së femrave në hendboll. Istogu të dielën mposhti lideren Shqiponjën me rezultatin 34:29.

Fitore të ngushtë të dielën arriti edhe Vëllaznimi. Ekipi nga Gjakova mposhti Dritën e Gjilanit me rezultatin 26:24, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë të shtunën fitore të lehtë përballë Samadrexhës arriti Vushtrria.

E mposhti me rezultatin 36:14, kurse Prishtina mposhti me vetëm një gol dallim atë të Kastriotit, me rezultatin 29:28.

Shqiponja mbetet në pozitë ne parë me 16 pikë, sa ka edhe Vushtrria në vendin e dytë. Në vendin e tretë me një ndeshje më pak është Istogu me 12 pikë.