Të dielën janë luajtur ndeshjet e xhiros së parë në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Derbi mes Prishtinës dhe Rahovecit nuk ka dhënë fitues, ka përfunduar 26:26. Kështu Rahoveci për herë të dytë rresht mori pikë në Prishtinë.
Në ndeshjen e kaluar kishte shënuar fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgon Bajqinovci shënoi dhjetë gola për Prishtinën, ndërsa 12 gola për Rahovecin i realizoi Alban Haziri. Besa Famgas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 33:28, ndërsa fitore bindëse shënoi Trepça ndaj Kastriotit, 37:22. Me fitore, Trepça doli në vendin e dytë me 22 pikë.
Prishtina ka rënë në pozitën e tretë me 21 pikë. Besa Famgas ka 16 fitore e një barazim dhe udhëheq në tabelë me 33 pikë. Rahoveci është i katërti e pas tij janë Kastrioti e Vushtrria.