Në palestrën “Karagaçi” në Pejë do të zhvillohet derbi i stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën prej orës 18:00 takohen Besa Famgasi e Rahoveci. Ndeshja i takon xhiros së 11-të.
Rahoveci është lider, ndërsa i ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme. Rahoveci është shndërruar në skuadër shumë serioze dhe lufton për titull të kampionit këtë edicion. Ndër të tjera ia ka shkaktuar humbjen e parë kampionale Besa Famgasit pas disa edicioneve.
Besa është e dyta në tabelë, ndërsa shpreson t’i revanshohet Rahovecit për humbjen me një gol dallim.
Si Rahoveci ashtu edhe Besa shënuan fitore të thellë të enjten në ndeshjet e mbetura të xhiros së gjashtë dhe janë maksimalisht të motivuar për derbin e madh.
Në fundjavë janë edhe tri ndeshjet e tjera të xhiros së 11-të. Po të dielën prej orës 18:00, Vushtrria takohet me Kastriotin. Të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi –Trepça (19:30) dhe Deçani – Prishtina (19:00).