Sport

Hendboll, Besa mposhtet thellë në Kroaci

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka pësuar disfatë të thellë të dielën mbrëma në Zagreb. Në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane, Besa u mposht nga skuadra kroate, Sesvete me shifrat 31:23.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë, ndërsa Besën e pret punë e vështirë për avancim tutje.

Skuadra vendase ishte në epërsi deri në mesin e pjesës së dytë, kur skuadra pejane barazoi në 19:19. Por më pas pejanët sikur u ndalën. Pranuan dhjetë gola për rezultatin 29:19. Në fund dallimi në gola ishte tetë, 31:23.

Portieri Mursel Memeti ishte më i miri te Besa Famgas. Ai i kishte 11 pritje te Besa. Nga pesë gola i shënuan Egzon Gjuka, Nikola Prce dhe Ivan Majiq. Gjuka i kishte dhjetë tentime, Prce njëmbëdhjetë, ndërsa Majiq pesë. Denis Shabanoviq i realizoi katër gola nga pesë tentime.

Te skuadra kroate dy portierët i kishin 14 pritje.