Besa Famgas nuk ka pasur vështirësi për ta fituar derbin ndaj Prishtinës. Të enjten në Prishtinë, në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll, Besa e Pejës fitoi me shifrat 40:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:11 për pejanët.
Nikola Perce e Kastriot Jupa i shënuan nga pesë gola për Besën, ndërsa nga katër i kishin plot gjashtë lojtarë. Te Prishtina Oltion Beshiri e Agon Bajqinovci shënuan nga tetë herë. Por Prishtina në asnjë moment nuk ka rrezikuar fitoren e Besës, që pritet ta vazhdojë dominimin në hendbollin kosovar.
Të enjten u luajt edhe ndeshja Drenica – Kastrioti. Fitore shënoi skuadra ferizajase me shifrat 35:24. Ndërkohë edicioni u hap të mërkurën. Ndeshjet e së mërkurës ishin dukshëm më rivalizuese. Trepça e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 28:24 kurse Rahoveci fitoi ndaj Deçanit me 34:31.