Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Besa Famgas fiton derbin

Besa Famgas po e vazhdon dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa Famgas të premten e fitoi derbin e javës së gjashtë të Superligës duke triumfuar në udhëtim ndaj Prishtinës (32:26). Për Besën është fitorja e gjashtë rresht kurse për Prishtinën humbja e parë.

Tani Besa Famgas shkëputet në pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellë nga Prishtina me 10.

Pjesa e parë përfundoi 16:11 në të mirë të Besës. Në pjesën e dytë Besa e ka rritur edhe më shumë epërsinë, ndërsa ndeshja përfundoi 32:26 në të mirë të mysafirëve. Te Besa Famgas u dallua Egzon Gjuka me nëntë gola derisa te Prishtina po aq gola i pati Oltion Beshiri.

Artikuj të ngjashëm