Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazardi i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Eden Hazardi do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli belg ka tejkaluar lëndimin dhe do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin e tij në këtë përballje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

“Hazardi është në gjendje të mirë dhe do të jetë i gatshëm për këtë takim dhe kjo është e rëndësishme. Jemi shumë të lumtur që do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje”, ka deklaruar Zidane.

Trajneri i Real Madridi ka konfirmuar se edhe Toni Kroos do të jetë i gatshëm për këtë takim.

Edhe Hazardi i gatshëm për Chelsean Sport Hazardi i gatshëm për Chelsean

Hazardi u transferua te Real Madridi pikërisht nga Chelsea në vitin 2019 për 115 milionë euro

Ndeshja Real Madrid – Chelsea, luhet të martën nga ora 21:00.