Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka treguar se “ëndërron” që të luajë nën menaxhimin e Zinedine Zidane, që aktualisht udhëheq Real Madridin.
Hazard ka qenë një nga synimet e kampionit të Evropës dhe La Ligas në të kaluarën, dhe belgu ka thënë se Zidane është njëri prej idolëve të tij, transmeton Koha.net.
“Të gjithë e dinë për respektin që kam për Zidanen si lojtar, por edhe si menaxher. Ai është idoli im”, është shprehur Hazard për televizionin belg RTL.
Artikuj të ngjashëm