Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane dëshiron ta zëvendësojë Modriqin me Hazardin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mbetet i etur për ta transferuar Eden Hazardin nga Chelsea vitin e ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” janë duke u përgatitur që në fund të këtij sezoni yllin belg të transferojë në “Bernabeu”, transmeton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hazard prej kohësh është në shënjestër të gjigantit spanjoll, dhe duket se madrilenët nuk do të heqin dorë nga mesfushori i “Bluve” të Londrës.

Siç raportohet, Real Madridi është i gatshëm t’ia marr numrin dhjetë Luka Modriqit dhe t’ia ofrojnë Hazardit si pjesë të negociatave.

E ardhmja e kroatit nuk është e sigurt tek madrilenët, kështu që Zidane e sheh belgun si zëvendësues të Modriqit.