Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se nuk llogarit në shërbimet e Eden Hazardit këtë edicion.
Ylli belg është jashtë fushave të blerta shkaku i një lëndimi të pësuar. Hazard pritet t’i mungojë madrilenëve deri në mesin e muajit prill.
“Nuk kemi ndonjë plan të veçantë për Hazardin. Ai po vazhdon rikuperimin dhe do të shohim se kur do të jetë i gatshëm”, deklaroi Zidane.
Hazard këtë sezon me Real Madridin ka luajtur vetëm 198 minuta shkaku i lëndimeve të shpeshta.
30-vjeçari u transferua te Real Madridi në vitin 2019 nga Chelsea për 115 milionë euro.