Eden Hazard pritet të largohet nga Real Madridi. Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Real Madridit janë të hapur për ta shitur Hazardin në fund të këtij edicioni.
Te Reali nuk janë të kënaqur me Hazardin, i cili prej se u transferua në “Santiago Bernabeu” vitin e shkuar nga Chelsea vazhdimisht ka pasur telashe me lëndimet. Gjithashtu, edhe vlera e tij në treg ka rënë dukshëm në krahasim me 150 milionë eurot e paguara nga Reali për transferimin e tij.
Kështu që, te Reali janë të gatshëm ta lirojnë Hazardin verën e ardhshme për 60 milionë euro, të cilin po planifikojnë ta zëvendësojnë me Kylian Mbappen. Hazardi ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm