Mesfushori Thorgan Hazard pritet të largohet nga skuadra e Borussia Moenchengladbachut në fund të këtij edicioni, raporton “Goal.com” të hënën.
Hazard së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman që i skadon në verën e vitit 2020, transmeton “Koha Ditore”. Ai këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor në ekip, por dëshiron të largohet.
“E ardhmja e tij është plotësisht e paqartë”, ka thënë drejtori sportiv i Gladbachut, Max Eberl.
Hazard 26-vjeçar, këtë edicion ka 12 gola e 11 asistime në 28 ndeshje për Gladbachun në të gjitha garat. Ai ka edhe 21 paraqitje dhe tri gola të realizuara me Përfaqësuesen e Belgjikës dhe është vëllau i vogël i Eden Hazardit të Chelseat.