Skuadra e Borussia Moenchengladbachut do ta lirojë mesfushorin Thorgan Hazard nëse merr një ofertë prej 20 milionë eurosh dëmshpërblim, kanë njoftuar të mërkurën mediumet gjermane.
Hazard më herët ka shprehur dëshirën për t'u larguar nga kampionati gjerman, kurse interesim për shërbimet e tij kanë treguar Sevilla e Roma, përcjell Koha Ditore.
25-vjeçari është vëllai i vogël i mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard. Thorgan ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2020, kurse pjesë e ekipit është prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Chelsea për dhjetë milionë euro.
Edicionin e shkuar, Hazard te Gladbachu pati 37 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe asistuar nëntë herë.