Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Havertz: Vështirë të refuzohet Bayerni

Kai Havertz nuk ka dhënë asnjë sinjal se dëshiron të largohet nga Chelsea. Por ai pranon se është vështir të refuzohet Bayerni.

Ai për gazetën gjermane “Bild” ka thënë se synim i tij është që karrierën ta zhvillojë në Angli apo Spanjë.

“Bayerni në përgjithësi është një klub i madh, të cilit është vështirë t’i thuash jo si lojtar gjerman. Por, qëllimi im personal ka qenë gjithmonë të luaj jashtë vendit në një moment, në Angli apo Spanjë”, ka thënë Havertz.

Reprezentuesi i Gjermanisë me klubin londinez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai më herët në Gjermani ka luajtur për Leverkusenin. Në edicionin aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me një asistim në 36 ndeshje në të gjitha garat. Futbollisti i sulmit për Gjermaninë ka shënuar 12 gola në 34 ndeshje.