Sport

Hashani ‘godet’ trajnerët e Superligës

Të enjten, Federata e futbollit e Kosovës ndau çmimet për më të mirët e vitit 2018, e ku nuk munguan polemikat.

Më së shumti pati reagime për 11-shen më të mirë, ku trajnerët e 12 ekipeve të Superligës, zgjodhën formacionin e vitit.

Ish-futbollisti, tani trajner e analist, Erdin Hashani, është i befasuar me vlerësimin e trajnerëve, raporton “Sporti në KTV”.

Sipas Hashanit, Drita është dashur të ketë më së shumti lojtarë në 11-shen e vitit, për shkak të sukseseve që i ka arritur.

Për Arbër Zenelin që mori çmimin kryesor dhe Xhevdet Shabanin i cili u shpall më i miri i Superligës, Hashani nuk pati vërejtje.

Edrin Hashani foli edhe për afatin kalimtar të janarit, ku theksoi se ndryshimet më të mëdha mund të ndodhin te Drita.