Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Harvey Elliott i Liverpoolit pëson lëndim serioz

Tinejxheri i Liverpoolit, Harvey Elliot, ka pësuar lëndim serioz gjatë ndeshjes me Leeds Unitedit në stadiumin “Elland Road”.

18-vjeçari Elliot u lëndua pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër nga mbrojtësi i Leedsit, Pascal Struijk, të cilit i është treguar menjëherë kartoni i kuq në minutën e 60-t.

Bashkëlojtari i Elliottit, Mohamed Salah, menjëherë e thirri stafin mjekësor dhe i mbylli sytë në shenjë shqetësimi.

Elliotti dukej se kishte dhimbje të mëdha, ndërsa u largua me barelë.

Tifozët e Liverpoolit e kënduan këngën “You’ll Never Walk Alone”, derisa i riu e la fushën dhe Elliott u duartrokit kur ai po largohej nga fusha.

Elliott, i cili debutoi me Liverpoolin në shtator të vitit 2019, është paraqitur në secilën ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp në Premier League këtë sezon.

Edhe Salah largohet përkohësisht, por pyetjet mbesin Futboll Salah largohet përkohësisht, por pyetjet mbesin

“Të kuqtë” ishin duke udhëhequr 2:0 kur ai u zëvendësua nga kapiteni Jordan Henderson.