Mohamed Salah e ka shënuar golin e 200-të me fanellën e Liverpoolit.
Ky sukses i futbollistit egjiptian erdhi në fitoren që Liverpooli e shënoi të shtunën në udhëtim te Crystal Palace me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues.
Liverpooli fitoi me rikthim të rezultatit dhe mbetet në hap për titull kampioni.
Sulmuesi francez Jean-Philippe Mateta i vendësve shënoi për 1:0 në imnutën e 57-të nga penalltia.
Jordan Ayeë i vendësve në minutën e 75-t u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa një minutë më pas, Salah shënoi për 1:1.
Vetëm pesë lojtarë te Liverpooli e kanë arritur shifrën e 200 golave, dhe në mesin e Ian Rush, Roger Hunt, Gordon Hodgson dhe Billy Liddell, është edhe Salah.
Momenti vendimtar në këtë ballafaqim ishte ai i minutës së parë të kohës shtesë, kur realizoi Harvey Elliot për pikët e plota.
Liverpoolit iu anulua më pas një gol për pozitë jashtë loje, kurse merita për fitoren pati edhe portieri Alisson Becker.
Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Liverpooli ka 37 pikë, kurse Crystal Palace mbetet me 16 pikë.