Në Gangwon të Koresë së Jugut të premten janë hapur Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.
Në ceremoninë hapëse kanë parakaluar edhe dy përfaqësuesit e Kosovës, skitarët Lirika Deva dhe Klos Vokshi. Ata kanë bartur flamurin e Kosovës. Pjesë e ekipit janë edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, ndërsa shef i misionit është Bujar Turjaka.
Në këtë ngjarje dimërore për të rinj garojnë mbi 1800 sportistë nga 78 shtete të ndryshme. Garojnë sportistë të moshës prej 15 deri në 18 vjet. Ngjarja përfundon më 1 shkurt.
Ky është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj.
Artikuj të ngjashëm