Komuna e Hanit të Elezit është bërë me stadium të ri të futbollit, pasi ai që ishte ndërtuar më parë është dëmtuar.
Kjo u bë e mundur falë investimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pohoi se vlera e tërërsishme e stadiumit është rreth 220 mijë euro.
Ky investim është bërë në bashkëpunim mes MKRS, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës.
Në ceremoninë e përurimit të mbajtur sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i kënaqur që kanë përfunduar në një afat rekord projektin e stadiumit në këtë komunë.
Ndërtimi i më shumë se 20 stadiumeve që po ndërtohen gjithandej vendit, Gashi tha se e bënë Kosovën konkurrente të dinjitetshme edhe me shtetet tjera.
{gallery}
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren
-
Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
-
Ballazhi: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Komisioni miraton projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030