Boksieri amerikan Devin Haney ka triumfuar me vendim unanim pas 12 raundeve ndaj venezeulanit Jorge Linarez, duke e mbrojtur titullin e botës në kategorinë e lehtë në versionin WBC.
Dy anëtarë të jurisë e vlerësuan luftën e zhvilluar në Las Vegas me rezultatin 116:112 në favor të Haneyt, ndërsa një tjetër 115:113 në favor të amerikanit.
Haney 22-vjeçar ka shënuar fitoren e 26-të në boksin profesionist nga po aq meçe, dhe ai ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me Teofimo Lopezin, në një meç për unifikimin e gjithë titujve të mëdhenj në kategorinë e lehtë. Lopez mban titujt WBA, WBO dhe IBF.
“Nëse Teofimo Lopezi është kundërshtari i radhës, atëherë le ta bëjmë këtë meç“, ka thënë Haney për “DAZN”.
Linares në anën tjetër ka pësuar humbjen e gjashtë në karrierë karshi 47 fitoreve.