Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviqi do të mbetet tek Interi deri në vitin 2022

Samir Handanoviq ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Interin dhe do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2022, ka njoftuar të martën “Calciomercato”.

Portieri slloven është pajtuar ta vazhdojë edhe për një vit kontratën që i skadonte vitin tjetër, pasi konsiderohet si pjesë ë rëndësishme e ekipit, transmeton KOHA.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet para fillimit të edicionit të ri, që starton më 19 shtator.

Handanoviq 36-vjeçar është pjesë e Interit prej vitit 2012, kur iu bashkua nga Udinese, kurse edicionin e shkuar regjistroi 46 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 81 ndeshje me Slloveninë.