Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviq e Perishiq duhet të pranojnë ulje të pagës për të mbetur tek Interi

Krerët e Interit së shpejti do t’i nisin negociatat për vazhdimin e kontratave me Samir Handanoviqin e Ivan Perishiqin, por dy lojtarët duhet të pranojnë ulje të pagës për të mbetur pjesë e ekipit italian edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Si Handanoviq ashtu edhe Perishiq, kanë kontrata me Interin deri në fund të sezonit.

Ata kanë pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh kurse Interi do t’ua ofrojë nga 3.5 milionë euro për t’i vazhduar kontratat.

Interi tashmë ka siguruar zëvendësuesin e Handanoviqit, portierin Andre Onana që do t’i bashkohet në verë.

Ndërsa, edhe për Perishiqin po shihet si zëvendësim ideal Robin Gosensi.

Interi ka vazhduar kontratat me lojtarët Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni e Nicolo Barella tashmë.