Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamsik pritet të thyejë rekordin e paraqitjeve me Napolin

Nëse Marek Hamsik luan për Napolin ndaj Paris Saint-Germainit sonte, siç edhe pritet, atëherë ai edhe do të thyejë rekordin për paraqitje me klubin italian.

Reprezentuesi i Sllovakisë, Hamsik ka 11 vite te Napoli.

Ai dhe Giuseppe Bruscolotti e ndajnë rekordin për më së tepërmi paraqitje me Napolin, nga 511 sosh.

Mirëpo, Hamsik ka mundësinë të thyejë rekordin sonte.

Hamsik po ashtu mban rekordin e golashënuesit më të mirë te Napoli, duke ia thyer rekordin Diego Maradonas stinorin e kaluar.