Ish-ylli i Napolit, Marek Hamsik ka nënshkruar kontratë me Goteborgun, ka bërë të ditur klubi suedez të hënën. Hamsik ka nënshkruar kontratë deri në fund të muajit gusht. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës kineze, Dalian Pro. Hamsik mezi pret t’i bashkohet ekipit në stërvitje.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mundësinë për të stërvitur në qendrën e shkëlqyer stërvitore. Unë mezi pres t’i takoj shokët e ekipit dhe të filloj stërvitjet me ta. Jam me kontratë afatshkurtër, por do të bëj çmos për ta ndihmuar ekipin drejt suksesit. Tani unë do të jem me gjithë trupin dhe shpirtin në këtë klub”, ka thënë Hamsik.
33-vjeçari është kapiten i Sllovakisë për të cilën ka shënuar 26 gola në 124 ndeshje
Artikuj të ngjashëm