Goli i shënuar kundër Salenitanas nga penalltia, e dërgoi Lorenzo Insignen në kuotën e 115 golave me Napolin.
Këtë numër të golave e kishte shënuar edhe legjenda e Napolit dhe futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni aktual i Napolit i bashkohet Diegos në vendin e katërt të golashënuesve më të mirë të skuadrës.
Lorenzo Insigne tani ka gjashtë gola më pak se Marek Hamshik në vendin e dytë.
Dries Mertens është në vendin e parë në këtë listë me 144 golave.
Insigne ka shënuar 90 gola në Serie A, 8 gola në Kupën e Italisë dhe 17 gola në gara evropiane.