Dries Mertensi është në mesin e lojtarëve që mund të largohen nga Napoli.
Sulmuesi belg është në bisedime me PSV-në për një rikthim të ish-skuadra e tij. Klubi holandez po kërkon që ta transferojë Mertensin këtë muaj. 34-vjeçari ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Napolin, por e ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Megjithatë, drejtuesit e klubit napolitan ende nuk i kanë ofruar vazhdimin e kontratës.
Mertensi është pjesë e Napolit që nga viti 2013, kur ishte transferuar pikërisht nga PSV-ja për 9.4 milionë euro. 34-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të Napolit me 141 gola.