Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hammon gruaja e parë që e udhëhoqi një ekip të NBA-së

Becky Hammon është bërë gruaja e parë që e ka udhëhequr një ekip të NBA-së. Hammon drejtoi San Antonio Spursin mbrëmë në ndeshjen ndaj LA Lakersit, pas përjashtimit të kryetrajnerit Gregg Popovich, shkruan BBC.

Popovich e vendosi ndihmëstrajneren Hammon pasi që ai u përjashtua në çerekun e dytë, në humbjen 121:107 të San Antonios ndaj Lakersit në Teksas.

LeBron James e udhëhoqi Lakersin me 26 pikë.

“Qartë është gjë e madhe, një moment i madh”, ka thënë Hammon, që i është bashkuar San Antonios në vitin 2014.

Ish-basketbollistja e WNBA, Hammon, ishte bërë gruaja e parë që iu bashkua stafit të trajnerëve të një skuadre të NBA-së. Ajo tha se nuk e dinte se Popovich do t’ia jepte drejtimin e skuadrës, derisa ai bëri me gisht në drejtim të saj.

Popovich u përjashtua pas reagimit ndaj trajnerit Tony Brown.

Edhe Jamesi vendos tjetër rekord në ligën NBA Sport Jamesi vendos tjetër rekord në ligën NBA

James ka realizuar dyshifror të dyfishtë për ndeshjen e 1000-të rresht, duke zgjeruar rekordin e NBA-së.

“Ishte gjë e bukur ta dëgjoja atë duke dhënë direktiva. Urime për të dhe urime për ligën”, ka thënë James.