Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqen LeBron James, Lakers mposht Sacramenton

LeBron James me 31 pikë të shënuara e ka ndihmuar skuadrën e tij, Los Angeles Lakers, të fitojë në ndeshjen e tretë rresht.

Të fundit e fitoi me rezultatin 122:114 kundër Sacramento Kings.

Lakers ishte duke humbur 96:89 kur kishin mbetur edhe tetë minuta e 11 sekonda deri në fund. Por, James doli në skenë me 14 pikë të realizuara, ndërsa kontribut në rikthimin e rezultatit dha edhe Malik Monk me 11 të tjera.

Monk në fakt pati 24 pikë në total. Për Sacramenton ishte disfata e dytë rresht në pesë ndeshje.