Luis Hamilton vendos diktatin e tij në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës në Botërorin e Formula 1.
Piloti britanik i Mercedesit ishte më i shpejti në provat zyrtare të kësaj garë teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 28 sekonda e 319 të mijtat për të regjistruar pole pozishonin e 86 në karrierën e tij.
Dominimi i Mercedesit në pistën franceze vijoi me Valteri Botas që u rendit në vendin e dytë duke lënë pas pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, në vendin e tretë. Vija e dytë e startit të garës plotësohet nga Max Verstappen që u rendit në vendin e katërt, ndërkohë që u rishfaq McLaren që me Lando Norris shënoi kohën e pestë më të mirë.
Nuk shkoi më shumë se vendi i 7 piloti tjetër i Ferrarit Sebastian Vettel, ndërkohë që surprizën e bëri Antonio Giovinazzi që u rendit mes 10 më të mirëve në këto prova zyrtare./TCh