Sport

Verstappeni triumfon në Francë

Max Verstappen ka bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit në Formula 1. Piloti i skuderisë së Red Bullit, triumfoi të dielën në garën për Çmimin e Madh të Francës, pasi la prapa rivalët e tij.

Verstappeni doli para Hamiltonit në garën e 300-të të britanikut, i cili përfundoi i dyti që edhe është rezultati i tij më i mirë këtë sezon. Verstappen e përfundoi garën me kohë 1:30.02 duke lënë Hamiltonin pas vetes për më shumë se dhjetë sekonda.

Piloti tjetër i Mercedesit, George Russell doli i treti duke lënë pas vetes Sergio Perezin e Red Bullit dhe Carlos Sainzin e Ferrarit. Charles Le Clerc nuk arriti ta përfundojë garën pas përplasjes që e pati në xhiron e 18-të. Me këtë triumf, Verstappen është i pari në renditje me 233 pikë derisa pas tij vijnë LeClerc (170) e Perez (163).