Britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka shënuar fitore të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të Singaporit në Formula 1, duke rritur epërsinë në krye të renditjes në 40 pikë ndaj rivalit më të afërt Sebastian Vettelit të Ferrarit. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe gjashtë gara.
Hamilton nisi garën nga pozita e parë startuese dhe arriti të përballonte një sulm të Max Verstappenit të Red Bullit nga mesi i garës, duke shënuar fitoren e tij të katërt në Singapor, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Verstappen përfundoi i dyti, ndërsa Vettel doli i treti, duke humbur më tepër hapin në luftë për titullin e kampionit në F1.
“Punë e mrekullueshme nga të gjithë, çfarë fundjave”, i ka thënë Hamilton skuadrës së tij nëpërmjet radiolidhjes me të përfunduar garën.
Për Hamiltonin ishte fitorja e shtatë e stinorit dhe e 69-ta në karrierë. Ai vendosi themelet e kësaj fitoreje duke përfunduar i pari në kualifikime të shtunën me një bolid të Mercedesit, që është vlerësuar inferior karshi atij të Ferrarit dhe Red Bullit në shtegun “Marina Bay” në Singapor.
Për Vettelin dhe Ferrarin ka qenë një fundjavë zhgënjyese. Vetura kishte treguar shpejtësi të madhe gjatë tri seancave stërvitore, mirëpo në kualifikime dhe në garë të dielën ka dështuar.
Hamilton po kryesonte gjatë garës, por pati një krizë të vogël në rrethin e 38-të, kur ishte bllokuar prapa garuesve që ishin një rreth pas tij dhe kjo e lejoi Verstappenin që t'i afrohej.
Edhe
Hamilton fiton në Singapor, i ikën Vettelit në renditje
Holandezi tentoi të kalonte Hamiltonin, por britaniku arriti të mbrohej dhe qëndroi në vend të parë deri në fund.
“Definitivisht u bë interesant nga fundi”, ka thënë Hamilton... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)