Lewis Hamilton ka fituar garën për Çmimin e Madh të Singaporit duke i ikur tani në 28 pikë në renditjen e Formula 1 ndjekësit të parë Sebastian Vettel.
Daniel Ricciardo dhe Valtteri Botass përfunduan garën në pozitat dy dhe tre.
Në anën tjetër, rivali i Hamilton për titull, Sebastian Vettel, është detyruar të tërhiqet që në fillim të garës, pas një aksidenti me Kimi Raikkonen dhe Max Verstappen.
Pas fitores në Singapore GP, britaniku kryeson renditjen me 263 pikë, duke lënë prapa Vettelin me 235 dhe Bottasin me 212.