Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamburgu largohet nga Bundesliga për herë të parë në histori

Hamburgu pas 54 vjetësh qëndrimi ka humbur betejën për të mbetur edhe më tutje pjesë e Bundesligës në Gjermani.

Edhe pse mposhti Borussia Monchengladbahun me rezultat 2 me 1, Hamburgu bie në një rang më të ulët të ligës gjermane pasi fitore siguroi Wolfsburgu ndaj Kolnit 4 me 1, rezultat që “Ujqve” ua siguroi barazhin.

Takimi mes Hamburgut dhe Gladbahut u ndërpre në minutat e fundit shkaku i hyrjes së tifozëve në fushë dhe hedhjeve të fishekzjarrëve.