Besar Halimi është pjesë e Hallescherit, që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit të Gjermanisë. Hallescheri të shtunën e nis garimin në Kupën e Gjermanisë, dhe do të luajë kundër Greuther Furthit të Bundesligës 2. Halimi do të përballet me skuadrën e ish-trajnerit të tij, Alexander Zorniger.
Me të kishte punuar te Brondby në Danimarkë. “Ishte kohë e mirë dhe mezi pres ta takojë sërish. Ai më uroi kur unë nënshkrova kontratën me skuadrën e re. Më bëri të ndihem mirë.
I shkrova edhe unë atij, por për fat të keq, ai nuk do të kalojë tutje në kupë”, ka thënë Halimi 28-vjeçar, që luan në pozitën e mesfushorit sulmues. Hallescheri luan kundër Greuther Furthit të shtunën në ndeshjen që nis në orën 18:00. Halimi me Kosovën ka zhvilluar 32 ndeshje, ndërsa ka tre gola të shënuar.
-
Halimi kthehet në Gjermani, por në kategorinë e tretë
-
Halimi në ligën e dytë greke - konfirmohet momenti jo i mirë për një pjesë të lojtarëve të Kosovës
-
“Fisi nuk është gati, do të mungojë”
-
Krasniqi e Hyseni shpërthejnë në Kupën e Gjermanisë
-
Asllani në rrugën e duhur, te Hoffenheimi të kënaqur me të