Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakimi vendos për të ardhmen

Acharf Hakimi do të mbetet pjesë e Interi. Mbrojtësi i krahut të djathtë thuhet se ka vendosur të mbetet pjesë e klubit edhe për sezonin e ri.

22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Interin duke arritur ta fitojë titullin kampion.

Për Hakimin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Bayern Munichu dhe PSG-ja.

Hakimi këtë sezon në 44 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 10 asistime.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.