Federata e Futbollit e Spanjës ka thënë të enjten se ka qenë cak i hakerëve, të cilët kanë vjedhur email-a, mesazhe të ndryshme dhe biseda të incizuara, ku përfshihen zyrtarët më të lartë.
Federata ka thënë po ashtu se beson që informacionet, përfshirë edhe dokumentet konfidenciale dhe bisedat ku përfshihet presidenti Luis Rubiales u janë ofruar mediave në Spanjë.
Federata ka kërkuar nga autoritetet ta hetojnë këtë rast, duke shtuar se ka qenë cak i hakerëve edhe muaj më parë.