Emir Sahiti pritet të largohet nga Hajduku i Splitit gjatë kësaj vere. Mediat kroate kanë bërë të ditur të martën se sulmuesi i krahut mund t’i bashkohet skuadrës gjermane Hamburg gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Ekipi që garon në Bundesliga 2 tash e disa kohë është në negociatat me drejtuesit e klubit kroat për të gjetur marrëveshjen për Sahitin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHamburgu ka ofruar tre milionë euro për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.
Por kjo ofertë thuhet se është refuzuar nga drejtuesit e klubit kroat. Krerët e Hajdukut u kanë bërë me dije zyrtarëve të skuadrës gjermane se dëshirojnë mbi tre milionë euro për ta liruar lojtarin.
Sahiti ka kontratë me Hajdukun deri në vitin 2025.