Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajduku i Splitit shkëput kontratën me Dellovën

Lumbardh Dellova nuk do të jetë më pjesë e Hajdukut të Splitit.

Lajmi është bërë i ditur të premten gjatë ditës.

Në faqen zyrtare të skuadrës elitare të Kroacisë, thuhet se qendërmbrojtësi nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

“Hajduku dhe qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova janë pajtuar që ta shkëpusin kontratën. Dellova ka bërë tri ndeshje zyrtare në total. Urojmë që Lumbardhi të ketë fat dhe sukses në karrierën e tij”, është shkruar në faqen zyrtare të skuadrës kroate.

Dellova i ka edhe dy ndeshje të luajtura në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Edhe Dellova zyrtarizohet te skuadra turke Futboll 2 j. më parë Dellova zyrtarizohet te skuadra turke

Në korrik të këtij viti, Hajduku njoftoi për vazhdimin e kontratës së tij deri në verën e vitit 2025.

Edicionin e shkuar, Dellova ishte pjesë e Prishtinës me të cilën e fitoi titullin e Superligës së Kosovës.