Futbollisti kosovar, Lumbardh Dellova, e ka vazhduar kontratën me Hajdukun e Splitit. Lajmi është konfirmuar nga klubi kroat, i cili ka bërë të ditur se Dellova ka firmosur deri në vitin 2025.
22-vjeçari ishte i huazuar te Prishtina në edicionin e fundit, ku arriti ta fitojë titullin e kampionit. Dellova ishte ndër mbrojtësit më të mirë në ligë.
Te Hajduku, Dellova u transferua në vitin 2018. Ai luajti për juniorët dhe ekipin e dytë, kurse më pas u huazua te Prishtina.
Shkëlqimi i tij me kampionen e Kosovës, ka bërë që klubi kroat t’ia vazhdojë kontratën.
Dellova ka pasur paraqitje të mira edhe në disa ndeshje miqësore para edicionit të ri me ekipin kroat. Te Hajduku, ai do të bartë numrin 16.
Artikuj të ngjashëm